Tension në KQZ Ambasadori Arvizu takon Topin e Ramën
TIRANË- Situata e krijuar sot në KQZ ku është miratuar në parim projekt akti për numërimin e fletëve të kontestuara vetëm me votat e 4 anëtarëve të maxhorancës ka sjellë tension në KQZ dhe jashtë saj.
Pikërisht duke marrë spunto nga kjo situatë dhe refuzimi që i bën opozita këtij akti, si të paligjshëm ka mbledhur në një takim Presidentin Bamir Topi dhe Ambasadorin e SHBA-ve Aleksandër Arvizu. Nuk dihen detaje të tjera të ketij takimi, ndërkohë që pas takimit në Presidencë Ambasadori Arvizu është drejtuar në selinë e PS, ku po zhvillon një takim me kryesocialistin Rama.
Ndërkohë Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu u takua mbrëmë me Lulzim Bashën në “Whiskey Bar”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Takimi mes tyre pranë mesnatës, erdhi pak orë pas bllokimit të KQZ nga deputetët e PS-së. Takimi erdhi menjëherë pas një deklarate publike të kandidatit demokrat i cili nga selia e PD tha se i kishte kërkuar KQZ-së të vlerësonte cdo vote të kontestuar.
Ndërkohë, faktori ndërkombëtar kërkoi shpalljen sa më të shpejtë të rezultatit paraprak për Tiranën. Takimi i ambasadorit me Bashen i paraprin takimeve të tjera gjatë paradites së djeshme të tre ambasadorëve Arvizu,Sequi dhe Ëolfarth me kryeministrin Berisha dhe kreun e PS. Po dje këta ambasadorë shprehën domosdoshmërinë për shpalljen sa me shpejt te rezultatit të zgjedhjeve për Bashkinë e metropolit shqiptar.
(m.a/BalkanWeb)