Ahmet Ajeti atashe i FSK-së në Bruksel

Ahmet Ajeti është emëruar atashe i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Bruksel nga Ministria e Punëve Jashtme të Republikës së Kosovës. Vendimin për këtë e ka marrë ministri Enver Hoxhaj.
“Ajeti në punën e tij do të angazhohet për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në pajtim me Marrëveshjen e Shkallës së Shërbimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë të Forcës së Sigurisë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Sipas MPJ-së, emërimi i Ajetit në postin e atasheut të FSK-së në Bruksel, është hap në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të fuqizuar misionet diplomatike të Republikës së Kosovës dhe dinamizmin e diplomacisë kosovare./Indeksonline/