Qëllohet me armë, në gjendje të rëndë

Policia në vendngjarje, foto arkiv
Një adoleshent është qëlluar me armë zjarri në superstradën Lezhë-Laç.
Mësohet se është plagosur me pistoletë 17-vjeçari, Kristian Ndoci nga një person i paidentifikuar.
17-vjeçari, Ndoci është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lezhës për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit. /Lindita Kokaj/