E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionohet situata në Kosovë, protestues shqiptarë dhe serb përplasen në veri Ura e Mitrovicës ku ndodhi përplasja

Policia e Kosovës ka arritur të shmang një përplasje mes grupeve protestuese shqiptare dhe atyre serbe, në qytetin e Mitrovicës. Njësitë e posaçme të policisë së Kosovës dhe ato të forcave paqeruajtëse në Kosovë, janë duke kontrolluar gjendjen në urën e Ibrit, në të dyja anët e së cilës, janë mbledhur protestues shqiptarë dhe serbe. Protesta e cila filloi me një marshim të qytetarëve, deri tek ura e Ibrit, në një moment u përshkallëzua, kur protestuesit tentuan që të shpërthejnë një kordon të policisë për të kaluar në pjesën veriore të qytetit. Një grup i protestuesve serb, ka hedhur gurë në drejtim të protestuesve shqiptarë dhe është përplasur me forcat e policisë së Kosovës. Rreth orës 13.30 të dyja turmat kanë filluar të shpërndahen. Nuk ka njoftime deri me tani për të lënduar dhe gjendja duket se është nën kontrollin e forcave të ruajtjes së rëndit dhe sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›