Tensionohet situata në veri, dhjetra ushtarë të KFOR-it të plagosur
Tensionohet situata në veri të Kosovës pas ndërhyrjes së trupave të KFOR-it për të hequr barrikadat serbe në rrugët që të çojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë.
Burime të Kosovapress-it nga veriu i Kosovës, bëjnë me dije se serbët e rebeluar kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it me gurë në fshatin Jagnenicë, pas hejqjes së barrikadës, ku janë plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it.
Forcat e KFOR-it kanë filluar të enjten rreth orës 05.30 të mëngjesit operacionin e heqjes së barrikadave në drejtim të pikës kufitare Bërnjak.
Aksioni i KFOR-it po mbështetet edhe nga helikopterë ushtarak, të cilët po vëzhgojnë situatën nga ajri.
KFOR-i u ka bërë apel serbëve që të shpërndahen dhe mos të qëndrojnë në rrugë për të penguar aksionin, në të kundërtën ka paralajmëruar se do të ndërhyjë me forcë.