Më 9 nëntor fillon gjykimi i Limajt

Gjyqtari italian, Gianfranco Gallo, tashmë është bërë gati për të nisur procesin gjyqësor kundër deputetit, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së. Seanca e parë nis më 9 nëntor, ku pritet të lexohet aktakuza.
Kjo shënon edhe nisjen e një procesi të dytë kundër ish-komandant “Çelikut” me akuza për krime lufte, që supozohet të kenë ndodhur në një kamp të UÇK-së në Kleçkë. Ndonëse nuk ka marrë thirrje për gjyq, avokati Tahir Rrecaj e ka konfirmuar datën e nisjes së gjykimit.
“Zyrtarisht nuk e kam marrë ende thirrjen, kështu që mund të ketë ndonjë lëvizje, por, sipas të gjitha gjasave, më 9 është seanca e parë. Thirrjen se kemi marrë ende, presim këto ditë ta marrim”, ka thënë Rrecaj.