Jeremiç dhe Nikoliq kushtëzojnë OKB-në

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremic, theksoi se nuk ekziston ajo fuqi, e cila do ta detyronte që të heqë dorë nga debati për punën e drejtësisë ndërkombëtare në OKB.
Jeremic theksoi se që nga fillimi ka ekzistuar një trysni, për shkak të vendimit që tema e drejtësisë ndërkombëtare të vendoset në listën e debateve publike të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Nuk është befasi që trysnia po shtohet, në momentin kur po i afrohemi datës 10 prill. Por do të përsëris sërish-mendoj se është kjo një temë tejet e rëndësishme dhe aktuale, debati do të zhvillohet dhe nuk ekziston fuqi që do të më detyrojë të heq dorë nga ai”, tha Jeremic.
Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, i propozoi Tribunalit në Hagëqë mos të ketë debat për punën e këtij institucioni në OKB, nëse Tribunali pranon që të gjithë serbët e dënuar të vuajnë dënimet në Serbi. Ky propozim është refuzuar nga Tribunali./Indeksonline/