Tentim vetëvrasje në Skënderaj

Një femër nga fshati Ternac i Skenderajt, të shtunën mbrëma ka tentuar të bej vetëvrasje, ka njoftuar policia përmes një komunikate për medie.
Sipas policisë vetëvrasja është tentuar të bëhet duke i prere venat. Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe pas marrjes se ndihmës mjekësore ajo është liruar në shtëpi.
Policia nuk ka dhënë detaje për moshën e viktimës, vendin ku i është ofruar ndihma mjekësore dhe as për motivet e këtij akti kundër trupit dhe jetës së vet./Indeksonline/