E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Thaçi nuk ka kundërkandidat

Nënkryetari Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuqi, në tubimin zgjedhor të anëtarëve të ri dhe kryesisë së degës së PDK-së në Vushtrri ka deklaruar se në këtë subjekt politik nuk ka dhe nuk do të ketë kurrfarë ndarjesh, fraksionesh apo krah politikë.

“Në Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka ndarje apo krahe të brendshme, por ka debate të personaliteteve që kanë autoritet dhe identitet edhe personal e edhe politik por edhe pozita shtetëror, kjo është e natyrshme dhe e gjithë kjo bëhet me qëllim që të fuqizohet PDK-ja e po ashtu shteti i Kosovës. Po ashtu është normale por edhe demokratike që në PDK- të ketë kundër kandidat, me siguri kundër kandidat që do të afrojnë alternativa sipas statutit dhe programeve të tyre dhe kjo nuk ka asgjë të keqe, por momentalisht unë mund të them se nuk duket ndonjë kandidat në horizont kundër liderit aktual Hashim Thaqit, që do ta merrte drejtimin e këtij subjekti politik”, ka deklaruar Kuqi, transmeton koha.

“Perceptimet personale mund të jenë në momente të caktuara pak produktive apo më pak jo produktive, por në anën tjetër nuk ka dhe nuk do të ketë krah, apo koncepte të ndryshme në PDK-së”, ka shtuar Kuqi.

Ai tha se proceset zgjedhore brenda PDK-së janë procese normal demokratik që po zhvillohen në sesione, nëndegë dhe degë të këtij subjekti politik.

Në anën tjetër nënkryetari i PDK-së dhe njëherit Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Bajram Rexhepi, foli për përafrimin dhe gatishmërinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së) për të hyrë në qeveri.

“Realisht ka një gatishmëri të AAK-së për të hyrë në qeverisje- për të kontribuar në proceset e ndryshme të vendit. Ekziston një afërsi politike me AAK-në, por nuk ka diçka konkrete. Në strukturat e partisë ende nuk është paraqit hyrja e AAK-së në Qeveri, por do të diskutohet se çka”, ka thënë ministri Rexhepi i cili shtoj se për momentin koalicioni aktual po funksionon por sa do të jetë funksional, ai tha se nuk donë të paragjykojë.

Në Kuvendin e katër zgjedhor të degës së PDK-së në Vushtrri, janë zgjedhur organet e saja. Për kryetar të degës së PDK-së në Vushtrri me aklamacion është ri-zgjedhur Kurtan Kajtazi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›