E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letër nga Prizreni për Hashim Thaçin

Partia e kryeministrit Hashim Thaçi, PDK-ja, ka filluar të përçahet në shumë degë dhe nëndegë të Kosovës.

E tani si duket radhën e ka qyteti i Prizrenit.

Në një letër që ka siguruar Indeksonline, ish-kryetari i nëndegës së PDK-së e tani anëtari i kryesisë i kësaj partie në fshatin Korishë të Prizrenit, Fatmir Ukimeri, i ka shkruar letër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

Në letër, ai ia “qan hallin” shefave të tij, për parregullsitë që kanë ndodhur në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj nëndege, Feim Kabashi.

Ai thotë se janë anashkaluar shumë njerëz me influencë dhe kontribuues për fitoren e PDK-së në Korishë.

Sipas Fatmir Ukimerit, Feim Kabashi është kumar, siç është shprehur ai i komandantit të policisë serbe, i të ashtuquajturit Zoran Nikoliç, i cili udhëhoqi operacionin për vrasjen e dëshmorit Besim Ndrecaj.

Në këtë letër të cilën e posedon Indeksonline, Ukimeri shkruan se me një kryetar si Feim Kabashi, PDK në Korishë humb vlerën./T.Q/Indeksonline/

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë, të cilën e ka siguruar Indeksonline.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›