Operohet Nelson Mandela

Ish-lideri i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është operuar sot nga guri në tëmth, një javë pasi është shtruar në spital.
Agjencitë lokale të lajmeve bëjnë të ditur se Mandela i është nënshtruar operacionit në mënyrë endoskopike, transmeton rel.
“Procedura ka kaluar me sukses dhe Mandela po shërohet”, citojnë mediat deklaratën nga kabineti i presidentit të Afrikës së Jugut, Jakob Zuma.
Mandela, 94 vjeç, ikonë e luftës kundër aparteidit, është pranuar në një spital privat dhe fillimisht është menduar se vuan nga infeksioni në mushkëri./Indeksonline/