E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dorëzon në Kuvend draftin për ligjet me 3/5: Komision Ad-Hoc

TIRANE-Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Kuvend propozimet për ligjet që kërkojnë me 3/5.
Përfaqësuesi për cështjet ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj i ka dorëzuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli draftin me propozime për ligjet që kërkojnë shumicën e votave për miratim në Parlament.
Xhafaj theksoi për mediat se qëllim i draftit është jo shtimi formalisht i ligjeve për miratim. PS, tha ai është e fokusuar kryesisht për problemet që kanë qenë shqetësuese, ndersa vlerësoi se urgjente për momentin është reforma në drejtësi.

““Këtu nuk është fjala për të shtuar disa ligje në listën që miraton Kuvendi, nuk është fjala për të bërë një proces formal që ja ne i miratuam, por këtu është fjala për të adresuar realisht problemin për të bërë një proces sa më kushtetues, sa më transparent, që merr në konsideratë problematikën reale, që ka në këto fusha një proces gjithëpërfshirës që nënkupton kontributin e ekspertizës vendase dhe ndërkombëtare, që nënkupton përfshirjen e institucioneve që preken nga këto projektligje. Në mënyrë të vecantë fokusi ynë ëshë i lidhur me sistemin e drejtësisë me ligjet që kanë të bëjnë me ligjet e sistemit të drejtësisë”.

Ne draftin e zbardhur kerkohet ngritja një komision Ad-hoc për shqyrtimin e projektligjeve që do të duhet të shqyrtohen në kuadrin e reformës në drejtësi dhe në reflektim të rekomandimeve te BE.

(da.bono/BalkanWeb) Lidhje te tjera DRAFTI I PLOTË I PS-së PËR LIGJET ME 3/5 VIDEO: Ligjet me 3/5, PS dërgoi draftin në Kuvend. Xhafaj: Fokus, Drejtësia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›