Tentohet vrasja e 2 biznesmeneve
BERAT- Deshtojne dy atentate ndaj biznesmeneve ne qytetin e Beratit, policia ne alarm per rritjen e akteve kriminale qe kercenojne klimen e biznesit. Tentativat jane shenuar brenda 24 oreve te fundit, ndersa per fat te mire bresherite e “Kallashnikovit” nuk kane demtuar asnje prej sipermarresve, njeri tregtar dhe tjetri perfaqesues i nje shoqerie sigurimesh. Policia vendore konfirmoi ngjarjet dhe parandalimin e tyre, duke ndaluar tre te dyshuar dhe shpallur ne kerkim po kaq te tjere. Pista e hetimit eshte ajo e konkurrences ne biznes, por po kryhen verifikime edhe per ndonje konflikt te mundshem.
Kalimtare te shumte jane tronditur nga te shtenat e nje automatiku ne mes te qytetit te Beratit te shtunen, kur tre persona tentuan te ekzekutonin biznesmenin Ardian P., 40-vjec. Sipermarresi ka diktuar autoret dhe menjehere ka humbur gjurmet, duke i shpetuar bresherive te leshuara ndaj tij nga agresoret qe udhetonin me nje makine. Policia shkoi menjehere ne vendngjarje, duke nisur hetimet e para dhe konstatoi se nuk kishte te lenduar, por gjeti gezhoja te shumta ne rruge. Pas marrjes ne pyetje te biznesmenit ka rezultuar se ai ka qene shenjestra e atentatit te deshtuar, kurse si piste hetohet konkurrenca ne aktivitetin tregtar. I demtuari njihet si biznesmen me peshe ne qytetin e Beratit dhe rivaliteti i madh mendohet te jete bere burim konfliktesh javet e fundit. Policia vendore tha se ka identifikuar dhe ndaluar tre te dyshuarit, por nuk publikoi emrat e tyre deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes.
Vetem pak ore me pas nje tjeter bresheri automatiku do te trondiste qytetin e Beratit, ne qender te tij. Kane qene po tre te rinj qe udhetonin me mjetin e tyre, te cilet i jane afruar duke ecur ne rruge 43-vjecarit Luan H., i njohur si sipermarres ne nje shoqeri sigurimesh. Edhe pse ndaj tij jane derdhur nje mori plumbash, makina ne ecje, gabimi i shenjestres dhe ndoshta kercenimi per te lene nje mesazh, mendohet se kane shpetuar nga vdekja 43-vjecarin qe nuk mori lendime. Edhe ne kete rast policia e Beratit deklaroi se ka zbardhur motivin qe dyshohet se eshte konkurrenca, kurse agresoret u shpallen ne kerkim, pasi munden t’i shpetonin ndjekjes se patrullave.
A. Qoraj
Akuzat
Grupi hetimor ka marre te dhenat per tre agresoret, njeri nga te cilet ne timon dhe po kryen veprimet per dokumentimin e plote te ngjarjes. Per te dyja atentatet e deshtuara eshte ngritur akuza e “vrasjes se mbetur ne tentative, ne bashkepunim” dhe “armembajtjes pa leje”.