Linje denoncimesh per korrupsionin ne hipoteka
Tirane- Korrupsioni ne hipoteka con institucionin ne ngritjen e nje linje te vecante denoncimesh nga qytetaret. Qe prej dites se sotme Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZQRPP), fillon sherbimin e numrit jeshil “Linja Direkte”, me qellim transparencen dhe luften antikorrupsion.
“Kjo linje do te siguroje mundesine per publikun ne depozitimin e mesazheve dhe ankesave te mundshme te tij per vonesa dhe sherbime te papershtatshme, apo edhe per denoncime te praktikave korruptive, te perpunoje e vleresoje informacionin, te adresoje per zgjidhje, ne baze te ligjeve dhe rregullave te gjitha ceshtjet”, thuhet ne deklaraten e ketij institucioni. Madje ne sherbim te qytetareve qe kane pretendime per pronat e tyre apo per afera korruptive, jane vene numra telefoni, posta elektronike, regjistrim mesazhesh. Nepermjet sherbimit “Linja Direkte”, ZQRPP-ja, do te pranoje ankesa dhe mesazhe nga komunikimi me publikun, qe permbajne informacione qe quhen te vlefshme, subjektin e mesazhit, apo te ankeses, emrin e personit, numrin e telefonit, adresen e e-mailit nese ka, adresen e sakte te banimit dhe tekstin e mesazhit, apo te ankeses.
Por kjo linje do i sherbeje dhe vete institucionit per te percaktuar problemet ekzistuese, planifikimin dhe programimin, marrjen e masave dhe komunikimin. Me kete projekt ZQRPP-ja merr persiper qe te vleresoje, perpunoje, zgjidhe problemin dhe te kthej pergjigje tek ankuesit. “Ne permbushje te objektivit te tij kryesor, si edhe ne funksion te ndertimit te marredhenieve sa me te drejte per drejte me publikun, projekti “Linja Direkte”, parashikon dhe realizon nje cikel te mbyllur te mesazheve dhe ankesave qe mberrijne nga publiku”, sqaron zyra qendrore per qytetaret.
Objekti kryesor i ketij projekti mbetet evidentimi i aferave korruptive me dokumentacionet dhe regjistrimin e pronave, si dhe ndeshkimin e zyrtareve mitmarres apo qytetareve mitdhenes.
Kontaktet:
Mesazhe zanore ne numrin 355(0)(4)2403305
SMS ne numrin celular 0672020234
E-mail ne adresen elektronike ankesa@zrpp.gov.al
Regjistrimin e mesazheve ne faqen zyrtare te internetit www.zrpp.gov.al
Te dhenat per ankesen:
Subjekti i mesazhit, apo ankeses
Emri i personit
Numri i telefonit
Adresen e-mail ne se ka
Adresen e sakte te banimit
Tekstin e mesazhit, apo te ankeses