E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, hoteli grabitet për të shtatën herë

SARANDË- Grabitet për herë të shtatë një hotel në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa është konstatuar vetëm rreth orës 06:30 të mëngjesit nga punonjësja e hotelit.

Sipas policisë persona të paidentifikuar kanë thyer një nga portat e ndërtesës së hotelit, pranë “Plazhit të Ri”, duke arritur të marrin në brendësi një shumë parash dhe pajisje të ndryshme.

Pronari i hotelit bën të ditur se kjo është grabitja e dytë brenda 15 ditëshit të fundit, dhe e shtata brenda harkut kohor të tre viteve, ndërsa sipas tij disa persona më herët janë arrestuar e më pas janë lënë të lirë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e sotme.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›