E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të pastrojë 3.7 milion $, arrestohet

Drejtoria Kundër Krimit Financiar dhe Drejtoria e Operacioneve Speciale në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë vënë në pranga Vaid Tarjen.

Tarja, 29 vjeç banues në Tiranë, pronar i tre shoqërive dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë të konsiderueshme prej 3.7 milion dollarë, të cilët ka tentuar ti investojë në biznese të ligjshme, duke konsumuar kështu dhe veprën penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale.

Arrestimi i tij u bë i mundur pas një hetimi prej rreth një viti. Gjatë vitit 2010 nga një prej shoqërive të tij ai ka realizuar një shitje me vlerën e 3.7 milion dollarëve, shitje kjo e padeklaruar në organet tatimore.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se fshehja e shitjes ka qenë e qëllimshme për mosdeklarimin e të ardhurave, duke iu shmangur kështu dhe detyrimeve tatimore.

Të gjithë këtë shumë të përfituar në mënyrë të paligjshme ky shtetas ka tentuar të investojë në biznese të ligjshme, duke krijuar dhe Shoqëri të ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›