E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për miratimin e dy marrëveshjeve dhe një projektligji. Kuvendi miratojë me 124 vota pro projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për konvertimin e borxhit për zhvillim, dhe me 110 vota pro projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve ndërsa projektligji Për një ndryshim në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008 Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare kaloi me 120 vota pro.

Gjatë seancës së sotme bëri betimin dhe anëtarja më e re e parlamentit Paulina Hoxha, e cila ka marrë mandatin e deputetes pasi Gjykata Kushtetuese vendosi ti heqë mandatin Ilir Beqës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›