Perplasen motocikletat, dy te aksidentuar
Rikthehen aksidentet ne rruget kombetare, po per fat te mire vetem me dy te plagosur rende. Nje makine ushtarake eshte perplasur me nje motor rreth ores 06:30 te mengjesit te djeshem ne vendin e quajtur "Kryqezimi i Gurabardhit", ne rrugen "1 Maji" ne qytetin e Elbasanit. Per pasoje eshte plagosur drejtuesi i mjetit te vogel, Pellumb Hida, 62 vjec, me banim ne lagjen "Shen Koll". Drejtuesi i automjetit nuk eshte larguar nga vendi i ngjarjes, por i ka dhene ndihmen e pare te aksidentuarit duke e derguar ne spital. Por sipas mjekeve i moshuari ndodhet ne gjendje serioze per jeten. Ne vendngjarje shkuan policia dhe ekspertet te cilet percaktuan se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia tej normave te lejuara dhe parakalimi i gabuar. Policia ka ndaluar ushtarakun, ndaj te cilit eshte ngritur ceshtja penale e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor". Ngjarja e dyte ka ndodhur ne Shkoder, kur pakujdesia ne drejtimin e motocikletes per pak nuk i ka kushtuar jeten drejtuesit 33-vjecar. Aksidenti ka ndodhur ne aksin Dedaj-Koplik, kur Gezim Delaj ka humbur kontrollin, duke perfunduar jashte rruge dhe plagosur rende.
F. S/R.Ll.
F. S/R.Ll.