E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi te vrase kusheririn per pronen, arrestohet

Tirane-Zihet me kusheririn per pronen, por fjalet i kane lene vendin armes. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Picalle te Tiranes. Alfons Dervishi 24 vjec, ka nisur te grindet per pronat me kusheririn e tij Xhavit Dervishi 44 vjec. Sherri eshte zhvilluar ne banesen e 24-vjecarit. Debati eshte shoqeruar me fjale ofenduese, pas te cilave i riu 24-vjecar nuk ka duruar por ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar mbi kusheririn. I plagosuri u dergua menjehere ne spitalin "Nene Tereza" ne Tirane dhe aktualisht, ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ne vendngjarje mberriten forcat e policise, te cilat kryen edhe arrestimin ne flagrance te autorit te dyshuar, 24-vjecarit Alfons Dervishi. Ai akuzohet per veprat penale te "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative" dhe te "prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe e municioneve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›