Vidhnin bagetite per t'i shitur, kapen "gjuetaret" e nates
Tirane-Vidhnin bagetite naten ne shtepite e fshatareve, por nuk ka vonuar dhe kane rene ne prangat e policise. Dy "gjuetaret" e bagetive, shfrytezonin oret e nates per te hyre ne shtepite private te fshatareve, ku me pas iu vidhnin atyre lopet apo vicat, me qellim per t'i shitur. Bedri Azemi 41 vjec, me banim ne Kamez se bashku me 17-vjecarin F.S, me banim ne Paskuqan, dyshohet se jane autoret e vjedhjes se nje lope ne banesen e nje personi ne Fushe-Domje, Berxulle, si dhe te nje vici, ne nje tjeter shtepi. Te demtuarit kane kallezuar ne polici vjedhjet e konstatuara. Policia ka mundur te bjere ne gjurmet e autoreve te dyshuar dhe i ka arrestuar ata, duke dokumentuar edhe rastet e vjedhjeve te kryera prej tyre. Ndaj dy te arrestuarve do te rendoje akuza e "vjedhjes se kryer ne bashkepunim".