Dita e mireqenies sociale projekt pilot per zbatimin e sherbimeve sociale
Njësia Bashkiake nr. 9 në Tiranë, është përzgjedhur për zbatimin e një projekti pilot mbi zbatimin e shërbimeve sociale cilësore dhe të përshtatura për grupet në nevojë. Në ceremoninë zhvilluar, me rastin e Ditës së Mirëqenies Sociale, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë Jorida Tabaku, është shprehur se politikat sociale janë prioriteti kryesor institucioni që përfaqëson. Sipas saj, këto politika sociale kanë nevojë të mbështeten nga shoqëria civile, biznesi dhe partnerë të tjerë. Ndërsa ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, në qendrimin e saj politik, tha se fondet nga Bashkimi Europian për zhvillimin e politikave sociale do të ishin shumë më të mëdha, nëse opozita nuk do të bllokonte statusin e vendit kandidat.