E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas apelit te ABC News rehabilitohet rrethrrotullimi i Shkozetit

Ditën e pestë nuk do të ketë më gropa.
Rrethrrotullimi i Shkozetit po rehabilitohet.
Në natën e parë katër makineri të rënda mbërritën në këtë aks.
Dhjetëra punonjës nisën punën për mbylljen e gropave dhe shtrimin e asfaltit.

Ky rrethrrotullim në Durrës ishte makth për drejtuesit e mjeteve.
Amortizimi i rrugës, gropat, balta e pluhuri ishin tregues të një realiteti të kundërt me akset në vend.
Kamera e abc neës ishte ketu vetëm dy ditë më parë.
Shqetësimi për situaten u përcoll nëpërmjet këtyre pamjeve.
Pjesë e bypassit me vlerë 12.0 milionë euro, pritet të përmbyllet brenda një afati 5 ditor.
Më pas puna do të përqëndrohet në shtrimin e aksit rrugor që nis nga dalja e mbikalimit të Shkozetit dhe përfundon tek Mbikalimi e Plepave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›