E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, atentat kundër ambasadës franceze, 2 të plagosur

TRIPOLI- Një atentat me një autoveturë të mbushur me eksploziv u krye sot ndaj ambasadës së Francës në Tripoli duke plagosur dy roja franceze sigurie, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, sipas mediave vendase.

Ndërtesa ku ndodheshin ambjentet e kancelarisë pësoi dëmtime të rënda. Dy makina të parkuara para ambasadës ishin djegur plotësisht.

Burime të sigurisë libiane konfirmuan se shpërthimi kishte ndodhur me një autoveturë të mbushur me eksploziv.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera FOTO: Foto pas shpërthimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›