E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Eksportet, 9.4% me shume se gjate vitit te kaluar Eglantina Nasi

Eksportet shqiptare vazhdojne te shenojne nivele rritese te tyre. Nje fakt te tille e tregojne shifrat me te fundit te publikuara nga Instituti i Statistikave mbi Bilancin e Tregtise se Jashtme per muajin 1ershor te ketij viti. "Ne qershor 2012 u eksportuan 17.672 milione leke mallra, me nje rritje prej 9.4% ne krahasim me qershor 2011", - citojne ekspertet e INSTAT-it. Te cilet kane vene ne dukje se gjithsesi, ne lidhje me muajin pararendes, maj 2012, treguesi ne fjale, ka shenuar nje renie ne nivelin prej 8.7%. Por gjithsesi, per kete institucion, e rendesishme eshte qe ndryshimi vjetor i treguesit te eksporteve rezulton ne nivelet rritese rreth 10%, njesoj sic kane qene per te ne fakt, edhe parashikimet e drejtuesve te ekonomise shqiptare. Gje e cila vlen te thuhet edhe per treguesin e importeve, qe sipas te dhenave te referuara nga Instituti i Statistikave, rezulton te kete qene ne renie gjate muajit qershor te ketij viti, krahasuar me nje vit me pare. "U importuan gjithsej 46.026 milione leke mallra, duke shenuar nje ulje ne nivelin prej 1.3%, ne krahasim me qershor 2011", - citon raporti i lartpermendur i INSTAT-it. Per te vijuar me tej me permendjen edhe te ecurise pozitive te treguesit tjeter, te ekonomise vendase, i cili eshte ne fakt, derivat i atij te eksporteve dhe importeve, deficitit tregtar. "Deficiti tregtar i ketij muaji eshte 28.354 milione leke, duke shenuar nje rritje prej 13.3% krahasuar me muajin paraardhes dhe nje ulje prej 7% krahasuar me muajin qershor 2011", - permendin nder te tjera ekspertet e INSTAT-it, te cilet kane kryer edhe analizen mbi tregtine jashtme te vendit tone gjate muajit pararendes. Ne fakt, sipas tyre, njesoj sic u vu re me eksportet, edhe me importet dhe deficitin tregtar vihet re dukuria e nje renie te niveleve te tyre, krahasuar me muajin e meparshem, maj 2012. Por nese veme re, ecurine e tyre vjetore ne teresi, edhe per keta tregues, ajo rezulton sipas parashikimeve te bera nga ekspertet e ekonomise. Pra, nje nivel importesh qe vjen gjithmone duke rene dhe nje deficit tregtar, gjithashtu ne renie, duke i zbutur nivelet e tij te negativitetit.

Prodhimet shqiptare drejt Amerikes, pa takse doganore

Prodhuesit shqiptare mund te eksportojne nje liste te gjate me prodhimet e tyre ne Amerike, pa qene e nevojshme qe te paguajne ndonje takse doganore. Nje lajm te tille e ka bere me dije Dhoma Amerikane e Tregtise, sipas te ciles, Shqiperia tashme ka hyre ne listen e 128 vendeve qe mund te perfitojne nga nje sistem preferencial qe e eliminon kete lloj takse. Duke shtuar se regjimit tregtar pa tarifa doganore, do t'i mund te nenshtrohen rreth 3500 prodhime shqiptare, te destinuara per t'u eksportuar ne Amerike nga 128 vende te botes, ku mes tyre perfshihet edhe Shqiperia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›