BERZH: Rritja ekonomike e Shqiperise, me e shpejta Eglantina Nasi
Rritja ekonomike e Shqiperise gjate vitit te kaluar, ka qene me e shpejta nder ato qe kane shenuar vendet e tjera te rajonit. Ndersa parashikohet edhe per vitin e ardhshem 2013, ky tregues te rezultoje serish me rritje per vendin tone. Te tilla fakte pozitive mbi ekonomine shqiptare, permenden ne raportin me te fundit te Bankes per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) mbi perspektiven ekonomike rajonale. Saktesisht, ky institucion i njohur financiar ka parashikuar se Shqiperia do te shenoje vitin e ardhshem nje rritje ekonomike deri ne nivelin prej 1.8%. Tregues ky i cili eshte ne fakt, me i larte sesa ai qe eshte parashikuar per kete vit, 1.2%. "Shqiperia ka vazhduar te rritet me shpejt se vendet e tjera ne rajon gjate vitit 2011", - citojne ekspertet e BERZH-it. Duke shtuar me tej, se pasketaj, ajo perjetoi nje ngadalesim te aktivitetit ekonomik ne fillim te ketij viti, e kjo jo per fakt e zhvillimeve tona vendase, por kryesisht per shkak te ecurise se dobet te tregjeve kryesore, me te cilat ato jane te lidhura ne menyre direkte, Greqi dhe Itali. Ka qene pikerisht performanca e dobet e ketyre tregjeve kyce, te cilat duket se kane ndikuar ne keto nota ngadalesimi. Per te theksuar me tej, se niveli i larte i tregtise qe Shqiperia ushtron me dy vendet e lartpermendura, por edhe ai i investimeve dhe dergesave te emigranteve qe ekzistojne mes tyre, ka te ngjare qe te vazhdojne te kufizojne rritjen ekonomike te saj. Nga ana tjeter, ekspertet e BERZH-it vene ne dukje se treguesi tjerr i rendesishem i ekonomise shqiptare, ai i borxhit publik, rezulton te jete nen kufirin ligjor prej 60% te Prodhimit te Brendshem Bruto i vendosur nga ekspertet. Ndersa ne teresi, duke folur mbi perspektivat e rajonit ne teresi, Banka per Rindertim dhe Zhvillim parashikon qe rritja ekonomike ne vendet e tij, te bjere nga niveli prej 4.6% qe ka rezultuar gjate vitit te kaluar, ne 2.7% gjate ketij viti. Ndersa per vitin e ardhshem, rajoni pritet te shenoje nje frymemarrje te re, duke e rritur nivelin e tij ekonomik ne 3.2%. Vetem dy muaj me pare, BERZH parashikonte per ta nje rritje prej 3.1% per vitin 2012 dhe prej 3.7% per vitin e ardhshem. Dhe duke e argumentuar situaten ekonomike ne teresi te vendeve ne tranzicion si te ndikuar ne menyre direkte nga efektet negative te krizes se Eurozones, ekspertet e BERZH-it bejne gjithashtu me dije se te tilla ndikime po i ndjen madje edhe Rusia apo vende te tjera te Azise dhe Afrikes. "Rreziku me i madh per rajonin e vendeve ne tranzicion, eshte nje perkeqesim i metejshem i mundshem nga kriza e Eurozones", - citon raporti i lartpermendur. Duke konfirmuar ne kete menyre se Europa Juglindore, rajon ku perfshihet edhe vendi yne, mbetet vecanerisht e brishte ndaj ngjarjeve ne zonen e monedhes se perbashket. Ne fund, raporti i BERZH-it permbyllet me konkluzionin se "perspektivat ekonomike afatshkurtra per rajonin e Europes Juglindore jane shume te pasigurta". Dhe se dobesite e sektorit te tij financiar perbejne rrezikun me te madh, duke ditur se shumica e sistemit bankar qe operon ne vendet e ketij rajoni, eshte ne pronesi te huaj dhe se mbeshtetja e tij, eshte kryesisht ne financimin nga jashte.