E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, tregtarët përplasen me policinë

Bashkia e Fierit  ka filluar zbatimi i vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tregut industrial në një ambient tjetër por që është kundërshtuar fuqishëm nga tregtaret.

Në aksionin për zbatimin e këtij vendimi u angazhuan efektivat e policisë bashkiake të mbështetura edhe nga forcat e policore të drejtorisë së policisë së qarkut fier, pasi këtë të fundit e kishin të pamundur të largonin tregtarët të cilët kundërshtojnë një vendim të tillë.

Rreth drekës dy fadrome janë afruar tregut me qellim për ta prishur. Fillimisht kanë gjetur pengesë nga tregtaret por ndërhyrja e policisë. Tregtarët kanë reaguar duke qëlluar me gur fadromat dhe si pasojë ka mbetur një person i plagosur lehtë në kokë.

Tregu i ri është i gatshëm por tregtarë thonë se atje do të kenë taksa më të larta. /K.Thana/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›