E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto BE te reflektoje vendimarrje pozitive

U zhvillua sot nje takim i perbashket midis zv. Kryeministrit njekohesisht Ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto me ambasadorin e Bashkimit Europian ne Shqiperi Ettore Sequi. Ne kete takim u diskutua per situaten politike ne vend si dhe per dinamiken e zhvillimeve ne plotesimin e detyrave qe ka Shqiperia per procesin e integrimit europian. Gjate takimit Ministri Haxhinasto garantoi ambasadorin Sequi per angazhimin e plote te Qeverise Shqiptare per te punuar ne drejtim te realizimit te pritshmerive te vendosura nga Komisioni Europian perpara Shqiperise si ne fushen e reformave politike ashtu dhe atyre tekniko-juridike. Me tej zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u shpreh se pritshmeria jone eshte qe konsolidimi i situates se re ne Shqiperi te reflektohet ne nje vendimarrje pozitive nga ana e Bashkimit Europian si per marrjen e statusit te vendit kandidat ashtu dhe per hapjen e negociatave per anetaresimin e Shqiperise ne BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›