Tentojne te vjedhin, dy te arrestuar
FIER - Policia ka vene ne pranga, Erjon Qorrin 28 vjec banor i qytetit Fierit, pasi eshte kapur nga nje patrulle policore ne tentative te vidhte brenda nje automjet tip "Volksvagen" me targa NP 700 61 prone e qytetarit E. K. Burimeve te Policise se Fierit thane se, ngjarja ka ndodhur duke gdhire dita e djeshme ne lagjen "8 shkurti". 28-vjecari Qorri kish hapur deren e pasme te mjetit me ane te forces dhe po kontrollonte kroskotin per te vjedhur, si dhe per te marr kasetofonin e mjetit. Veprimet e tij ishin pare nga patrulla policore qe ka shkuar dhe e ka vene ne pranga. Po diten e djeshme ne mbremje, policia ka vene ne pranga edhe Mariglen Gashin, 29 vjec banor i fshatit Pluk te rrethit Lushnje. 29-vjecari ne mesditen e djeshme duke pare qe ne farmacine e qytetares Sh. Gj., nuk kishte njeri, eshte futur dhe ka vjedhur shumen e 7.500 lekeve. Pas njoftimit, qe farmacistja ka bere ne policine e zones, grupi i eksperteve ka marr shenjat e gishterinjve te gjetura ne vendngjarje. Xh. B