Shkodranet, peticion kunder centralit
SHKODER - Nje peticion kunder centralit berthamor ne Shkoder, ka nisur te nenshkruhet paraditen e djeshme nga qytetaret e Shkodres. Iniciativa e radhes, ka qene e deputetit Gilman Bakalli. Ai ka iniciuar nismen per hartimin dhe nenshkrimin e nje peticioni, qe do t'i dergohet qeverise shqiptare. "Shkodranet nuk e pranojne nje central berthamor ne qytetin e saj", eshte nje pjese e peticionit qe po nis te mbledhe firmat e shume qytetareve. Kjo nuk eshte nisma e pare kunder centralit berthamor nga shkodranet. Qe pas lajmeve nga mediat kroate, se Tirana dhe Zagrebi kane ne plan ndertimin e nje centrali berthamor ne kufi me Malin e Zi, konkretisht ne Shkoder, qytetaret e ketij qyteti e kane kundershtuar kete. Ne 17 prill me pankarta ne duar ku i thuhet "Jo" centralit, qytetare shkodrane i jane drejtuar qendres se qytetit dhe kane protestuar per me shume se nje ore. Per kete ide ka reaguar dhe Partia Socialiste, e cila e ka kundershtuar ngritjen e impiantit berthamor ne qytetin verior te vendit. R. Ll