Tentojnë ti japin fund jetës me fostoksinë, luftojnë me vdekjen në spital
Dy vetëhelmime në harkun kohor të 24-orëve në qytetin e Beratit. Të martën, një i mitur tentoi vetëvarjen pas debatit me të ëmën
Tiranë - Dy shtetas nga qyteti i Beratit, një burrë 35 vjeç dhe një grua 33 vjeçe, janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Beratit në gjendje shumë të rëndë për jetën si rezultat i konsumimit të një sasie të konsiderueshme fostoksine në 24 orët e fundit.
Ngjarjet
I pari që ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë ka qenë 35-vjeçari Artan Ismaili, i cili ka përfunduar në spital pas konsumimit të një sasie fostoksine. Ai ndodhet duke luftuar me vdekjen nën një terapi intensive. Disa orë pas mbërritjes së të riut Ismaili, në Repartin e Urgjencës ka mbërritur 33-vjeçarja Brunilda Guri, e cila ndodhet ende në një gjendje shumë të paqëndrueshme, me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve të këtij reparti. Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë pohuar se të sipërpërmendurit kanë konsumuar sasi të konsiderueshme fostoksine. Mjekët pohojnë se me gjithë ndihmën e parë mjekësore që u është dhënë, ata ndodhen në gjendje shumë kritike për jetën. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se këta shtetas kanë tentuar t’i japin fund jetës në momente të rënda psikike, pasi vuanin prej kohësh nga depresioni.
Rasti më i fundit
Një 13-vjeçar nga qyteza e Roskovecit ka tentuar dy ditë më parë të vetëvaret pasi debatoi me të ëmën, së cilës i kishte harxhuar lekët e celularit. Minoreni ka shpenzuar nga telefoni i nënës shumën e 200 lekëve të reja. Pasi ka konstatuar këtë shpenzim, e ëma i ka folur rëndë të birit dhe më pas është larguar për në dyqanet e qytetit. I zënë në faj, 13-vjeçari, nxënës i klasës së tetë, ka pritur largimin e nënës dhe është futur në banjë me një litar që gjeti në oborrin e shtëpisë dhe një karrige. Ai ka arritur të lidhë litarin në një lartësi të konsiderueshme dhe duke përdorur karrigen ka futur kokën në lakun që kishte bërë vetë. Për fat të mirë, në momentin që fëmija ka shtyrë karrigen dhe është varur ne litar, pranë dritares së banjës ka qenë duke kaluar fqinja e tij, e cila, e tërhequr prej zhurmës së rrëzimit të karriges, ka parë djalin të varur në litar. Menjëherë ajo ka hyrë në banesë dhe e ka shkëputur vogëlushin nga litari. Më pas, fqinja ka thirrur bashkëshortin dhe së bashku me të e kanë transportuar fëmijën në spitalin e qytetit të Fierit. Mjekët e spitalit thanë se i mituri kishte pësuar disa dëmtime në qafë, por që fatmirësisht nuk i shkaktuan asnjë rrezik për jetën.
Ishte në kërkim për vrasje në Kurbin, arrestohet në Sarandë
Sarandë – Një person i kërkuar nga policia e Kurbinit është arrestuar dje pasi u gjet në jug të vendit. Burime nga uniformat blu thanë për gazetën se Emanuel Shkreta është arrestuar nga forcat policore të Komisariatit të Sarandës pasi kishin mbledhur këto ditë të dhëna mbi vendndodhjen e tij në qytetin bregdetar. I shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit, për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”, 26-vjeçari Emanuel Shkreta nga Fushë Mamurrasi u kap në një nga banesat ku strehohej që nga 14 janari, pasi fotoja e tij u shpërnda në të gjitha komisariatet e vendit.
Gënjente klandestinët, u merrte 1300 euro
Korçë – Policia e Korçës realizoi dje ndalimin e shtetasit Genci Koçi, banues në Lagjen Nr.9, pasi në datën 26 janar ka mashtruar dy shtetas nga qyteti i Elbasanit, duke u marrë atyre shumën prej 3600 euro, me qëllim për t’i ndihmuar të kalojnë kufirin për në shtetin grek, ku dhe janë kapur nga policia greke. Çështja do të ndiqet për veprat penale të “dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim fitimi” dhe të “mashtrimit”.
5 Shkurt 2009