E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit, pjesa më e madhe e dosjeve, me mangësi në dokumentacion

Specialistët e Ministrisë së Drejtësisë kanë marrë në shqyrtim rreth 12 mijë dosje. Emrat e ish-të përndjekurve sipas kërkesave që kanë depozituar për dëmshpërblim

Laureta Rryçi

Tiranë - Pjesa më e madhe e dosjeve që kanë dorëzuar ish-të përndjekurit është në fazën e dytë të procesit të shqyrtimit. Për pjesën më të madhe të tyre, përgjigjja e parë nga Ministria e Drejtësisë ishte që dosja duhej plotësuar me të tjera dokumente. Për të gjithë këta persona nisi një punë e dytë, duke shkuar sërish nëpër institucione shtetërore për të marrë dokumentet e nevojshme. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë pohuan dje se vetëm pak ditë më parë, ky dikaster ka nxjerrë një udhëzim të ri posaçërisht për këtë kategori që ende nuk i ka kaluar dosja në shqyrtim në themel.
Udhëzimi
Ministria e Drejtësisë njofton të gjithë qytetarët, që kanë aplikuar për të përfituar dëmshpërblim financiar bazuar në Ligjin Nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, se aplikantët të cilët marrin njoftime për plotësim dokumentesh apo plotësim formularësh të vetëdeklarimit në përgjigjen e tyre duhet të përcaktojnë numrin e dosjes dhe datën e regjistrimit të saj. Ky element është shumë i rëndësishëm sepse ndikon në përfshirjen e menjëhershme të dokumentacionit plotësues në dosjen përkatëse. Paraqitja e dokumentacionit plotësues pa numrin e dosjes e bën pothuajse të pamundur identifikimin e dosjes konkrete për shkak të numrit të madh të tyre, që ndodhen për shqyrtim pranë Ministrisë së Drejtësisë. Aplikantët që nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, për shkak të adresës së gabuar apo për shkaqe të tjera, do të ndihmohen nga sektori i trajtimit të kërkesave të ish-të dënuarve politikë në Ministrinë e Drejtësisë.
Emrat
Në listë nuk jepen vetëm gjeneralitetet, por edhe kërkesat e tyre. Në shumicën e rasteve, ashtu siç është bërë publike, pjesa më e madhe e kërkesave është rikthyer për shkak të mungesës së dokumentacionit. Për trajtimin e këtyre kërkesave është ngritur një grup pune, i përbërë nga 21 specialistë. Dosjet e paraqitura në Ministri i nënshtrohen shqyrtimit paraprak dhe konkluzionet e tyre u bëhen të ditura të interesuarve brenda një periudhe të caktuar kohore që zakonisht zgjat disa ditë. Për shumë dosje, që rezultojnë me mangësi në dokumentacion, njoftohen të interesuarit.
Skema
Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim, do të bëjnë përllogaritjet e masës së dëmshpërblimit financiar si më poshtë vijon:
Në rastin e përfitimit pasuror, në të holla dhe letra me vlerë. Çdo kërkues, brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në të holla ose letra me vlerë, të marra prej tij me ligjet e mëparshme. Formulari i vetëdeklarimit i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, i dërgon Ministrisë së Financave një kopje të formularit të plotësuar dhe i kërkon të verifikojë përfitimet, në të holla dhe letra me vlerë, të ish-të dënuarit politik nga ligjet e mëparshme. Ministria e Financave, pasi verifikon përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat e Raiffeisen Bank, i dërgon Ministrisë së Drejtësisë përgjigjen zyrtare për masën e zdritshme të dëmshpërblimit brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës. Përgjigjja formulohet sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është (shuma në lekë) përfitim i marrë nga ligje të mëparshme nga ish-i dënuari politik, ose pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është (shuma në lekë) përfitimi i marrë nga ligje të mëparshme nga ish-i dënuari politik. Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse te ne nuk ka të dhëna”.

Bari Shaqo Vere Grabova 24/3/1933 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 11739 27/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ali Hysen Zhemile Muçina 30/6/2008 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 9565 14/5/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Petrit Xhafer Nimete Kadareja 19/8/1951 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 7183 10/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Rexhep Osman Pembe Alimani 1/1/1920 Greqi Dënim me Burg E papërcaktuar 7184 10/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nuredin Avdulla Alime Kerpi 6/2/1933 Lekdush Dënim me Burg E papërcaktuar 11740 27/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ali Hysen Xhemile Muçina 6/1/1933 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 9564 14/5/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Meto Çelo Sheqere Kamberaj 17/8/1908 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 7185 10/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mark Pjetër Drande Markaj 2/12/1917 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 7186 10/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ejup Aqif Halise Dajçi 8/2/1925 Kosovë Dënim me Burg E papërcaktuar 7187 10/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Samit Nazif Dudi Pashollari 4/11/1884 Topojan Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 11741 27/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Sabri Ismail Rubije Korita 5/5/1897 Korçe Dënim me Burg E papërcaktuar 9568 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zef Kolë Çeta Gila 30/12/1926 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 7188 10/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dave Frrok Gjele Melyshi 1/8/1931 Rrëshen Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 7189 10/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mezan Qamil Fatime Muhtar 16/11/1936 Greqi Dënim me Burg E papërcaktuar 7190 10/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Esma Halil Zylfije Hoxha 5/12/1942 Gramsh Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9559 14/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Abdyl Halil Mude Alku 13/4/1917 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 7191 10/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Janaq Anastas Dhorë Joanidhi 26/3/1893 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 10363 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Islam Bali Gjyle Nukshiqi 30/4/1919 Llugaj-Tropojë Dënim Kapital E papërcaktuar 2768 6/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Mark Ndoc Kate Darragjati 25/1/1912 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 10364 29/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Mehmet Ali Hanko Shehaj 1/3/1920 Tepelenë Dënim me Burg E papërcaktuar 11475 20/6/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Rakibe Mustafa Naze Hallidri 1/8/1873 Librazhd Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10370 29/5/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Kolo Andon Z Ristani 17/10/1910 Permet Dënim me Burg E papërcaktuar 3383 11/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Nurie Refat Salije Hallidri 27/3/1934 Librazhd Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10368 29/5/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Lazer Filip Leze Gjeçaj 19/4/1888 Stajk Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 3408 11/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Kristo Jani Kostando Varesi 23/7/1871 Gjirokastër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3558 13/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ilmije Refat Salie Miftari 10/7/1931 Pogradec Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10369 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Gligor Kristo Elisaveta Varesi 2/5/1924 Gjirokastër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 3558 13/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Pasha Rakip Fatime Bimi 13/1/1923 Mal i Zi Dënim me Burg E papërcaktuar 10367 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pandeli Ligor Parashqevi Haxhi 4/7/1909 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 10365 29/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Raimonda Xhevat Fanije Spaho 5/3/1957 Elbasan Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11474 20/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Gjergj Kol Zake Purashaj 10/1/1907 Vrith-M.Madhe Dënim me Burg E papërcaktuar 3574 13/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Prend Pashk Prene Nokaj 5/5/1949 Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 10374 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hasan Tosun Hide Çejku 8/8/1905 Kukës Dënim Kapital E papërcaktuar 10361 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nonda Misto Kaliroi Misrasi 15/9/1926 Misras-Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 2670 5/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Nik Gjergj Dielle Purashaj 12/5/1948 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 3575 13/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Thoma Spiro Ejthala Guda 16/12/1938 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 9408 13/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Jani Stavro Vasillo Zhonga 4/1/1874 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 2764 6/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Sinan Beqir Kushe Bashaliu 1/2/1911 Gjocaj, Peqin Dënim me Burg E papërcaktuar 3360 11/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ida Gjon Marije Melleza 30/7/1935 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11752 27/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hasan Qerim Shatule Gjiza 12/5/1956 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 11735 27/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Tom Lek Drande Papaj 8/10/1900 Kastrat Dënim Kapital E papërcaktuar 11733 27/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Niman Ibrahim Bezgo Delia 1/1/1911 Gjakove, Kosove Dënim Kapital E papërcaktuar 11729 27/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Liri Xhevat Nezahete Luarasi 12/7/1927 Ersekë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11530 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bitije Ramadan Selvi Nurçe 25/11/1935 Ersekë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11529 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pal Jak Prene Marku 11/12/1919 Ungrej, Lezhë Dënim me Burg E papërcaktuar 11734 27/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Pashk Pjeter Prene Piroli 10/4/1914 Zhejë, Lezhë Dënim me Burg E papërcaktuar 11731 27/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zeqir Beqir Hanko Derstila 7/1/1913 Derstile, Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 11730 27/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ismet Hamit Hake Nurçe 8/9/1929 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11528 24/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Rapo Azbi Gurije Tingo 28/8/1942 Plase, Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11709 26/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Petro Ilia Petrulla Zguri 3/6/1956 Plase, Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11711 26/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Bajram Avdi Fatime Gjinaj 6/6/1901 Canaj Dënim me Burg E papërcaktuar 11707 26/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Estref Qamil Salushe Musaj 30/8/1924 Kishte, Gramsh Dënim me Burg E papërcaktuar 11713 26/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Manush Myslim Zehe Nanxa 6/3/1955 Vlore Dënim me Burg E papërcaktuar 11712 26/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Taf Elez Beshke Vata 5/2/1901 Sumaj Dënim me Burg E papërcaktuar 11708 26/6/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Kristo Dhimitri Eftali Stefa 15/10/1900 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11710 26/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Shefki Abidin Kike Agolli 10/11/1889 Cangonj, Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11714 26/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Zmaragda Dhionis Efigjeni Koleci 31/5/1930 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11660 25/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Faik Yzeir Adevi Hasani 6/9/1915 Zvezdë Dënim me Burg E papërcaktuar 11527 24/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)

5 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›