E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentojne vrasjen, per konkurrence

Fier- Konkurrenca per pasagjeret dhe vendin e parkimit, per pak sa nuk ka perfunduar ne nje tragjedi mes shofereve te linjes Libofshe-Fier. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se shtune ne qender te fshatit, kur banoret jane terrorizuar nga te shtenat e armeve. Ne pak minuta eshte njoftuar edhe salla operative, per tentativen e vrasjes se Arjan Laskajt, i cili depozitoi edhe denoncimin ndaj bashkefshatareve te tij, vellezerve Arjan dhe Edmond Shqepo, 35 dhe 39 vjec. Ne mesnate policia ndaloi dy te dyshuarit dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale, nje arme pistolete tip "TT", kurse motivi i ngjarjes ka qene konkurrenca per pasagjeret.

Burime zyrtare te policise konfirmuan ngjarjen e ndodhur, duke shpjeguar se incidenti eshte shenuar ne rrugen kryesore, ne hyrje te fshatit Libofshe. Dy vellezerit Shqepo, punojne me furgon ne linjen Libofshe-Fier, nderkohe qe bashkefshatari i tyre, Arjan Laskaj, kryen po kete linje, por me autobus. Konfliktet mes paleve kishin nisur disa dite me pare, per radhen e marrjes se pasagjereve dhe me pas, per vendin e parkimit. Kurse mbremjen e se shtunes, sipas deshmive te dy paleve, te rinjte jane konfrontuar edhe fizikisht. Vellezerit Arjan e Edmond Shqepo, i kane dale perpara me makinen e tyre Laskajt, i cili udhetonte me makinen e tij pas perfundimit te orarit te punes. Pasi jane ndeshur me njeri-tjetrin duke u fyer dhe kercenuar, njeri prej vellezerve dyshohet se ka nxjerre pistoleten tip "TT" qe mbante me vete dhe ka qelluar ne drejtim te bashkefshatarit. Sipas eksperteve qe shkuan ne vendngjarje, plumbi fatmiresisht ka zene ne kofanon e makines dhe jo ne xham te pare. Por agresoret nuk jane mjaftuar me kaq, pasi kane qelluar edhe gjate momentit qe Laskaj perpiqej te shpetonte, duke udhetuar me shpejtesi. Plumbi i dyte ka zene pjesen e pasme te mjetit, serish pa i shkaktuar lendime drejtuesit. Ky i fundit, i tmerruar nga ngjarja, i eshte drejtuar Komisariatit te Fierit per ndihme, duke depozituar edhe denoncimin ndaj agresoreve. Madje ai eshte shprehur se pervec pistoletes, vellezerit Shqepo kishin edhe nje automatik "Kallashnikov". Ne vendngjarje ka mberritur nje grup hetimor dhe u ushtruan kontrolle ne familjen Shqepo. Policia gjeti armen pistolete, por jo automatikun. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan dy agresoret e dyshuar, per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "armembajtjes pa leje".

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›