E Diel, 1 Nëntor 2026

"Benz"-I del nga rruga, nje vdes, 2 plagosen

Nje aksident i rende automobilistik eshte shenuar mbremjen e djeshme ne rrugen kombetare Ballsh-Tepelene ku ka humbur jeten nje i ri dhe jane plagosur dy te tjere. Automjeti tip "Benz 240", me targa TP 08 08 B, qe drejtohej nga 27-vjecari Resul Dervishi, nga fshati Dervishaj, ne momentin qe po udhetonte nga Luftinja ne drejtim te Memaliajt ka dale nga rruga. Pasi ka bere disa rrotullime ne ajer makina ka perfunduar ne fushe te hapur. Gjate ketij aksidenti automobilistik jane plagosur rende shoferi R. Dervishi, si dhe 25-vjecari Aleksander Mihasi, i cili udhetonte si pasagjer, nderkohe qe plage te lehta ka marre pasagjeri tjeter 24-vjecari Elton Sinani. Menjehere pas aksidentit te tre te plagosurit jane transportuar per ne spitalin e Gjirokastres per te marre ndihmen mjekesore. Nderkohe si shkak i plageve te mara, Aleksander Mihasi nuk ka arritur te mbijetoje.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›