Sindikata e trafikut te droges ne SHBA, FBI kerkon dy shqiptare
Nju Xhersi- Byroja Federale e Investigimit (FBI) ka shpallur ne kerkim dy shqiptare, qe dyshohet se jane perfshire ne trafikun nderkombetar te drogave ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Te njohur si emigrante qe punonin ne dy kompani te ndryshme, nje prej te cilave restorant ne Nju Xhersi, ata u zbuluan ne kuader te nje operacioni te koduar "Shqiponja e zeze", pas pergjimeve dhe informacioneve te siguruara nga deshmitaret. Policia beson se behet fjale per nje sindikate te mirefillte te trafiqeve te droges, midis Evropes dhe SHBA-ve. Shqiptaret jane Myfit "Mike" Dika dhe Kujtim "Timmy" Lika, banues ne Nju Xhersi, te cilet jane perfshire ne listen e te kerkuarve te FBI-se, pjese e nje grupi me 17 persona. Agjentet arriten te arrestonin ne kuader te ketij operacioni 17 persona, mes te cileve edhe shqiptare. Nje prej tyre ka qene Minir Rizvani, i cili punonte ne nje restorant se bashku me Sviatlana Aheyeva, te dy te ndaluar. "Cdo nate ketu mblidheshin te pakten 10 shqiptare", eshte shprehur nje deshmitar, punonjes ne restorantin "Castle Cove", i cili nuk u identifikua per arsye sigurie. Agjentet zbuluan pas pergjimeve, te pakten 26 anetare te grupit ne 4 vjet hetime te panderprera gjate operacionit "Shqiponja e zeze" (Black Eagle). Pjesa me e madhe e tyre, gjenden ne qeli dhe nen akuze. Kurse Lika dhe Dika kerkohen ne te gjithe Evropen dhe SHBA. Operacione per kapjen e tyre jane kryer ne Nju Xhersi, Nju Jork, Cikago, Filadelfia, Kanada dhe Hollande, ku besohet se kalonte edhe droga e trafikuar nga vendet e Ballkanit.
Trafiku
Grupi siguronte sasi te medha ekstazie, heroine, kokaine, armesh, bizhuteri dhe sende te tjera qe i trafikonte. Gjate arrestimit te 17 personave te pare, policia sekuestroi me shume se 500 mije USD dhe mallra te tjere, qe kaloheshin nepermjet kufirit pas grabitjeve. Restoranti ku qendronte grupi, eshte mbyllur prej vitit te kaluar.
Trafiku
Grupi siguronte sasi te medha ekstazie, heroine, kokaine, armesh, bizhuteri dhe sende te tjera qe i trafikonte. Gjate arrestimit te 17 personave te pare, policia sekuestroi me shume se 500 mije USD dhe mallra te tjere, qe kaloheshin nepermjet kufirit pas grabitjeve. Restoranti ku qendronte grupi, eshte mbyllur prej vitit te kaluar.