E Diel, 1 Nëntor 2026

Maunia maqedonase perplas furgonin, vdes 30-vjecari

Elbasan- Aksident me pasoje vdekjen ne aksin rrugor Elbasan-Peqin. Nje maune e tonazhit te rende qe vinte nga Maqedonia ka perplasur nje furgon me targa te huaja, duke e nxjerre nga rruga. Ngjarja ka ndodhur mbreme rreth ores 21:00 ne afersi te fshatit Pajove, ne aksin kombetar. Burime zyrtare te policise thane se viktima eshte Florenc Xhoni, 30-vjec, banues ne Paulesh. I riu drejtonte nje furgon me targa ZA998JZ, ndersa mendohet se shpejtesia e te dy mjeteve eshte bere edhe shkaku i perplasjes fatale. Megjithese 30-vjecarit i eshte dhene ndihma e menjehershme duke u derguar drejt spitalit, perpjekja ka qene e kote, pasi ai ka nderruar jete. Ne vendngjarje mberriti nje grup hetimor per te zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Policia bllokoi mjetin tip "Volvo" me targa maqedonase, SR341BD dhe ndaloi drejtuesin, Vosko Geramisov, duke e izoluar ne paraburgimin e komisariatit te Peqinit. Ne dy mjetet per fat te mire nuk ka pasur udhetare te tjere dhe te lenduar, kurse furgoni eshte demtuar krejtesisht.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›