Leskaj: Berisha sa here eshte ne hall, sulm ndaj mediave
Kryetarja e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, kritikoi dje qeverine per qendrimin ndaj mediave, gjate nje takimi me banoret e fshatit Lunik ne qytetin e Librazhdit, ne kuadrin e prezantimit te Programit te Ri Qeverises. "E keni ndjekur zotin Berisha, qe ditet e fundit i eshte sulur medias dhe une e di qe populli eshte nje popull shume i zgjuar, kudo qe jeton, e kupton, se Sali Berisha sa here eshte ne hall, i sulet medias se lire dhe te pavarur", vleresoi deputetja socialiste. Sipas saj, duhet te kuptojme nje here e mire se nuk eshte faji i medias qe Kryeministri ngriti nje qeveri ne sherbim te familjes, apo se Shqiperia sot eshte me e varfer se kurre. "Nuk eshte faji i medias qe korrupsioni ka marre permasa te frikshme. Nuk eshte faji i medias qe Shqiperia po varferohet perdite. Ky eshte faji i qeverise dhe duhet ta marre ajo, duke mos sulmuar median e lire dhe te pavarur", vleresoi Leskaj. Problematika e fshatit gjate ketyre 4 viteve te fundit ka qene me e rende se para vitit 2005, ka theksuar Leskaj, pasi qeveria e Sali Berishes, ka menduar me shume per pasurimin e oborrtareve te vet ne kryeqytet.