E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton ta korruptojë policin me pesë euro

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë i cili në momentin që ishte ndaluar u kishte ofruar pesë euro mito.

Në raportin për media thuhet “Është arrestuar një i dyshuari pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin transportues të një firme është ndalur nga zyrtarët e PK-së dhe në momentin që ishte ndaluar i dyshuari u kishte ofruar një monedhë në vlerë 5 euro. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›