E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi: Në pranga një serb, akuzohet për krime në Kosovë

SUEDI- Autoritetet suedeze kanë arrestuar një serb të akuzuar për krime lufte në Kosovë. I arrestuari akuzohet për përfshirje në masakrën në fshatin Qyshk të Pejës në marsin e vitit 1999.
Kohë me parë, Policia e Serbisë kishte arrestuar nëntë persona të dyshuar për kryerjen e krimit të luftës në Qyshk të Pejës, më 14 maj të vitit 1999.

Aksioni për ndaljen e këtyre personave ishte zhvilluar me urdhër të Prokurorisë për krime lufte, ndërsa siç raportojnë mediat serbe, bëhet fjalë për pjesëtarët e formacionit paraushtarak “çakej”, të mbrojtjes territoriale dhe njësisë rezervë të policisë, të cilëve u ka prirë Nebojsa Minic.

Me urdhër të Gjykatës së Hagës, Minic ishte arrestuar në vitin 2005 në Argjentinë, por vdiq pak kohë pas arrestimit të tij.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›