E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të shuajë flakët pranë shtëpisë, vdes 67- vjeçari

Foto Ilustruese

PUKE- Një 67- vjeçar ka humbur jetën sot në përpjekje për të shuar një zjarr në afërsi të shtëpisë së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne fshatin Rrypë të Pukës, ku viktimë ka mbetur shtetasi Qamil Maluku.

Sipas të dhënave të para, Maluku ka gjetur vdekjen në përpjekje për të shuar zjarrin i cili kishte përfshirë pyjet në afërsi të shtëpisë së tij. Era e fortë e ka bërë të pamundur shuarjen e flakëve, të cilat rezultuan fatale për të.

Zjarrfikëset e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit malor. Banorë të fshatit dhe të afërm të tij kanë mbërritur vonë në vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›