Meta-grave: Politika e papërgjegjshme na la pa status
Gjatë fjalimit të tij, Ilir Meta, sulmoi opozitën duke thënë se “Shqipëria jo duhet ta marrë statusin e vendit kandidat pë në Bashkimin Evropian, por duhet ta kishte marrë. Pengesë për këtë ka qenë politika. Nuk kanë qenë kriteret dhe as përafrimi i legjislacionit por ka qenë politika e papërgjegjshme e cila në vend që të japë kontributin e vet ka penguar”.
Meta tha se për të ndërtuar një Shqipëri pozitive, kemi nevojë ta ushqejmë me dashurinë e nënave dhe të vajzave në radhë të parë.
“Jemi në një vit historik jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë kombin tonë. Jemi në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Jemi në një vit ku të gjithë hedhin vështrimin pas për të kujtuar ata patriotë të mëdhenj, ata rilindës të shquar që dhanë gjithçka për të shpallur pavarësinë.
Në këtë 100 vjetor të gjithë do të përkulen me nderim jo vetëm para veprës së Ismail Qemalit, por dhe duart e Marigosë që qëndisi atë flamur, edhe kontributin e grave dhe vajzave në të gjithë historinë e shtetit shqiptar”.
Meta tha se që Shqipëria të modernizohet më tej duhet që guraja dhe vajza shqiptare të fuqizohet më tej, si nga ana ekonomike ashtu edhe në përfshirje në të gjitha fushat e jetës. “Unë jam i bindur për talentin dhe dashurinë tuaj të jashtëzakonshme. Ne kemi nevojë për më shumë dashurin me njëri tjetrin si shqiptarë”./Start/
2012-03-24 10:01