Mos u bëni gati për Plazh, shi deri në mes të Qershorit
TIRANË-Mos nxirrni nga sirtaret rrobat e banjes, as vajin e nxirjes se trupit, mos u bëni gati për plazh pasi ditët që do të vijnë do të jenë plot me shi, stuhi dhe temperatura relativisht të ulëta si dhe pak diell në sfond. Ky do të jetë moti deri në këtë mes Qershori.
Parashikimi i Motit në BalkanWeb bën të ditur se ditët në vijim do të karakterizohen nga një mot i vrenjtur me reshje të dendura shiu që do të zgjasin edhe pas të Martës së javës në vijim.
Për të gjithë ata që mezi presin fundjavën për plazh ne kete fillim sezon vere, një lajm jo fort i mirë vjen, moti i paqëndrueshëm do të pasojë në zonat bregdetare, ku më i qëndrueshëm dhe me diell do të favorizohen Saranda ndërsa reshjet e shiut do të lagin Shkodrën, Durrësin e Vlorën si dhe zonat rreth tyre.
Temperaturat nuk do të pësojnë zbritje, do të rrotullohen me ngritje ose ulje rreth 1 ose 2 gradë krahasuar me ditën e sotme.
Gjatë ditës së sotme temperaturat më të ulëta dhe më të larta mesatarisht në disa qytete kryesore të vendit do të jenë 23-18 gradë Celsius në Tiranë, në Durrës 24-19, në Vlorë 23-19, Sarandë 26-18, Shkodër 22-16, Elbasan 21-16 dhe në Korcë 20 ku më e ulëta do shenoje, 9 Gradë Celsius.
Ndërsa dita e Hënë do të na gënjejë sadopak me temperaturat në rritje dhe diellin që do shoqërojë ditën, dita pasuese e Marta do të sjellë sërisht motin me reshje shiu dhe temperatura të freskëta.
Moti më shi do të shoqëroje ndërkohë dhe zonat malore ku temperaturat maksimale do të jenë rreth 20 gradë Celsius kurse ato minimale 9 dhe10 gradë Celsius në Korcë dhe deri 13 gradë Celsius në Kukës.
(d.bonollari/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Parashikimi i motit për datën 10/06/2011 Parashikimi i motit për ditët në vijim