E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton vetevrasjen i arrestuarit per vjedhje

Artan Cena

I arrestuar per vjedhjen e viles se drejtorit te KESH-it, Gjergj Bojaxhi, Demir Mema, ka dashur t'i jape fund jetes dy dite me pare ne ambientet e Komisariatit numer 1 ne Tirane. 23-vjecari Mema eshte shpetuar nga roja i policise ne oren 23:00, i cili e ka gjetur te riun ne momentet e fundit te jetes, pasi ishte varur ne rripin e pantallonave. Menjehere eshte njoftuar ambulanca qe ka mberritur ne komisariat e me pas e kane derguar te riun ne ambientet e Spitalit te Burgut ne kryeqytet. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te uniformave blu te Tiranes, sipas te cilave, arsyeja pse i riu ka dashur t'i jape fund jetes ka qene depresioni, pas arrestimeve te shpeshta. 23-vjecari, nga Tirana, Mema para nje jave ishte liruar nga qelia, pasi kishte qene i denuar per akuzen e vjedhjes, por zanatin duket se nuk e kishte harruar dhe ka dashur te vjedhe ne shtepine e drejtorit te KESH-ii, ne Farke te Madhe.

Ka tentuar vetevrasjen ne ambientet e Komisariatit numer 1, Demir Mema, i arrestuar per vjedhje, dy dite me pare, pasi eshte kapur ne flagrance duke vjedhur shtepine e drejtorit te KESH, Gjergj Bojaxhi. Nderkaq, Mema kishte me pak se 10 dite qe ishte liruar nga burgu per te njejten akuze, ate te vjedhjes. Policia kishte dyshime se Demir Mema, ishte autor i disa vjedhjeve te tjera banesash ne Tirane dhe per kete gjykata e kryeqytetit e kishte denuar me burg. Por arrestimi i bere dy dite me pare nga uniformat blu ne oren 21:00, ka qene fatal per te, pasi duket se nuk e ka duruar dot dhe ka vendosur t'i jape fund jetes. Dhe pse ka perdorur rripin e pantallonave per t'u vetevarur ai eshte diktuar nga polici i rojes, i cili ka njoftuar eproret, nderkohe qe eshte njoftuar dhe ambulanca. I riu eshte derguar ne Spitalin e Burgut, ku eshte vene nen kujdesin e mjekeve, duke trajtuar me ilace anti-depresion. Ai eshte vene ne pranga nga sherbimet e Komisariatit numer 1 te Policise se Tiranes.

Ne kater dite kater te vetevrare

Ditet e fundit eshte shtuar ndjeshem numri i personave qe kane vendosur ti japin fund jetes. Dy dite me pare tre persona iu shtuan listes se atyre qe i dhene fund jetes ne gjendje te rende mendore. Pak dite me pare, nje nxenes i vitit te pare ne shkollen e mesme te pergjithshme "At' Shtjefen Gjecovi", ne qytetin e Lacit, i ka dhene fund jetes, duke u vetevarur. Valter Voci, 15 vjec e ka ndermarre pasi nuk pranonte ndarjen e prinderve dhe se duhej te jetonte ne Lac e jo ne kryeqytet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›