Strazimiri-Prenci, takime ne Austri
TIRANE - Zevendesministri i Brendshem, Gent Strazimiri dhe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, kane zhvilluar nje vizite treditore ne Austri. Ne vazhden e takimeve te planifikuara me rastin e kesaj vizite delegacioni shqiptare zhvilloi vizita te ndryshme dhe takime me drejtues te policise austriake. Ata bene nje vizite ne qendren e bashkepunimit policor Austri-Hungari, Nickelsdorf ne kufirin mes ketyre dy vendeve, ku me pare ka qene e vendosur dogana austriake. Ne takimin e zhvilluar me kete rast delegacioni u njoh me aktivitetin e kesaj qendre, menyren e operimit, procedurat dhe veprimtarin e patrullave te perbashketa me oficere policie austriak e hungareze etj.