Vjedhjet ne Tirane, vihen ne pranga 10 persona
Jane dhjete persona qe jane vene ne pranga nga policia e kryeqytetit, pasi jane vene nen akuze per vjedhje. Policia e Tiranes, beri te ditur dje se, gjate hetimeve per ngjarjet e fundit te ndodhura, te vjedhjeve, jane arrestuar nje sere personash, shumica prej te cileve adoleshente dhe te mitur. Policia e Tiranes tha dje se, pasi kane tentuar te vjedhin nje lokal ne Babrru, jane ndaluar dy minorenet B. B., 12 vjec dhe Xh. C., 12 vjec, te dy banues ne Babrru, pasi me 20 mars 2008, kane tentuar te vjedhin nje lokal. Gjithashtu jane arrestuar dhe E. S., 17 vjec, Z. V., 17 vjec dhe G. Gj., 16 vjec. Sipas policise, te lartpermendurit dyshohen se jane autore te vjedhjes se baneses se nje personi, ngjarje e ndodhur ne muajin nentor 2007, ku eshte marre nje televizor. Por gjate 24 oreve te fundit, policia ka vene ne pranga dhe F. S., 17 vjec dhe E. S., 17 vjec, banues te Nish Tulla 3, Tirane, pasi dyshohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne rrugen "Artan Lenja", mbrapa pallatit te sportit "Asllan Rusi", kane vjedhur nje sasi materialesh alumini, ne banesen e Selime M. Ne pranga eshte vene dhe Emiljano Rrapushi, 18 vjec, pasi dyshohet se me 24 mars 2008, ne rrugen "Sadik Petrela", ka vjedhur nje dyqan, duke vjedhur shumen e parave prej 3500 lekesh si dhe nje sasi konservash dhe paketash me cigare. Nderkaq qe hetimet kane nisur dhe per Nertil Feron, 25 vjec dhe Arjan Palla, 18 vjec, pasi dyshohet se kane vjedhur nje makine.
A. Cena
A. Cena