E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvirgjeron 28-vjecaren me pistolete

Ardian Bushi

Nje 28-vjecare, nga qyteti i Krujes, ka humbur virgjerine nen kercenimin e pistoletes. Burime nga Komisariati i Policise se Krujes bejne te ditur se vajza, me iniciale Xh.S., eshte rrembyer dy dite me pare perpara dyqanit ku punonte nena e saj. Denoncimi ne policine e Krujes eshte kryer nga vete viktima, e cila eshte paraqitur perpara inspektoreve e shoqeruar nga prinderit. Vajza ka treguar se autori i perdhunimit ishte nje 40-vjecar, qe banonte ne nje rrugice me ta. "Ishte fqinji im, i quajtur Albert Berhani, i cili me mori me force ne automjetin e tij", tregoi perpara policise 28-vjecarja. Burime nga Policia e Krujes bejne te ditur se perdhunimi ka ndodhur rreth ores 13:20 te dites se djeshme. Te njejtat burime saktesojne se vajza ka qene duke u kthyer per ne banesen e saj, ndersa nga pas i vinte me makine Albert

Berhani. Sapo 28-vjecarja ka dale ne nje rrugice, e cila nuk frekuentohej nga shume persona, prane saj ka mberritur 40-vjecari. Ai ka nxjerre pistoleten nga brezi duke ja vendosur vajzes ne koke dhe i ka kerkuar te hipte ne makinen e tij, ose perndryshe do ta vriste. Sipas policise, Albert Berhani ka udhetuar me vajzen jashte qytetit te Krujes, ku me pas e ka perdhunuar. Ndonese vajza i ka kerkuar gjate gjithe rruges qe ta linte te lire, ai nuk ka hequr dore nga qellimi i tij. Pas perdhunimit, Berhani ka kercenuar vajzen qe, nese do te tregonte ne shtepi apo polici, ai do ta vriste ate se bashku me familjen. Pas tre oresh, Berhani e ka sjelle viktimen serish ne qytetin e Krujes, duke e lene te lire, ndersa i ka thene se ajo duhet te vinte me te sa here qe ai ta therriste. Me te mberritur ne banesen e saj, Xh.S., iu ka treguar familjareve ate cfare i kishte ndodhur. Se bashku me prinderit, ajo ka mberritur ne polici, duke kryer edhe denoncimin per fqinjin. Sipas burimeve te policise, mesohet se uniformat blu jane vene ne ndjekje te Berhanit, ndersa duket se informacioni i ka rrjedhur policise duke i dhene mundesi 40-vjecarit te largohej ne drejtim te paditur. Ndersa ai eshte shpallur tashme ne kerkim nga policia, vajza i eshte nenshtruar ekspertizes dhe kontrollit gjinekologjik. Policia tha se mjeket konstatuan carjen e himenit te 28-vjecares, cka mbeshtet pretendimin e vajzes se ajo ishte e virgjer ne momentin e perdhunimit. Ekspertet e mjekesise verejten gjithashtu edhe shenja dhune mbi trupin e viktimes, duke perpiluar aktin perkates mjeko-ligjor. Policia shtoi se Albert Berhani figuron i denuar me pare per te njejten veper penale, ate te marredhenieve seksuale me dhune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›