E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan abuzimin seksualisht me të miturën, kapet i dyti i djemve



Gjirokastër – Akuza për tentativë abuzimi seksual me një vajzë të mitur ka vënë dje në pranga një të ri në Gjirokastër. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës bënë të ditur se specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit kapën dhe ndaluan 19–vjeçarin Olsian Cama, lindur dhe banues në Gjirokastër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë, me Vendimin Nr. 38, datë 5 shkurt 2009, ka vendosur për të si masë sigurie “Arrest me burg”, për veprën penale të “Marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitura e mbetur në tentativë. e kryer në bashkëpunim”. I riu ishte i shpallur në kërkim pasi më datën 12.11.2008, në bashkëpunim me 17-vjeçarin R.A, lindur dhe banues në Gjirokastër, i cili është arrestuar para disa javësh, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me 14-vjeçaren M.E.

Konflikti çon në përleshje me thika dy të rinj

Leskovik – Një sherr i çastit mes dy djemve për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi, pasi i ka detyruar ata të përdorin armët e ftohta. Nga përleshja të dy mbetën të plagosur, ndërsa policia ka marrë në procedim penal njërin prej tyre. Burime nga policia informuan se ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në qytetin e Leskovikut. 25-vjeçari Mihal Fidhe, lindur dhe banues në këtë qytet, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 24-vjeçarin Edison Shipe, lindur dhe banues në fshatin Çarshovë të Përmetit. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri u dërgua në Spitalin e Përmetit ku mjekët informojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Po nga ky konflikt ka ngelur i dëmtuar dhe 25-vjeçari Mihal Fidhe, i cili gjithashtu është jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se Fidhe do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.

12 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›