E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht, ndalohen 4 alegjerianët dhe siriani

TEPELENË- Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht, ndalohen 5 shtetas të huaj, nga këta 4 shtetas nga Algjeria dhe një shtetas nga Siria . Burime të policisë së Gjirokastrës njoftojnë se kanë finalizuar me sukses, operacionin antitrafik, ku si rezultat në aksin rrugor Gjjirokastër- Tepelenë, në afërsi të postobllokut të Policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë, kanë ndaluar automjetin tip benx taksi që drejtohej nga shtetasi Nekim Koçi dhe udhëtonin shtetasit e huaj.

Për të shmangur postobllokun e policisë që funksionon 24 orë në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelene në vendin e quajtur Uji i Fotohtë, drejtuesi i automjetit rreth 500 metra pa afruar në postobllok i ka zbritur shtetasit e huaj dhe i ka drejtuar për në shtratin e lumit Drino, me qëllim kalimin me këmbë deri në krahun tjetër të postobllokut të policisë .

Policia ka mundur të identifikojë automjetin si dhe të kapë në flagrancë drejtuesin e mjetit Nekim Koçi , i cili do procedohet penalisht për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit”.

Ndërkohë,  në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të qënive njërëzorë që merren me trafikun e shtetasvëve të huaj nga Athina në Shqipëri e më pas në Malin e Zi , kundrejt vlerës 1500 euro për person. 
(e.m//BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›