E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukësi shënon fitoren e dytë në Kategorinë Superiore

KUKES- Ekipi i Kukësit sot pasdite ka shënuar fitoren e dytë në kampionatin e kategorisë superiore, kete here ndaj Tomorrit, duke u ngjitur edhe më tej ne tabelën e klasifikimit. Edhe pas javës së 6-te ai është ndër ekipet e pakta që nuk ka pësuar ende humbje.

Sërish sportdashësit e shumtë e ndoqën ndeshjen nga jashtë shkallëve të stadiumit për shkak se ende ekipi i Kukësit vuan dënimin për t’i luajtur 6 ndeshje pa spektatorë.

Ndeshja me Tomorrin e Beratit nisi me sulme të njëpasnjëshme të ekipit vendas, i cili shumë shpejt arriti të shënojë dy gola, në minutën e '5 shënoi Progni, ndërsa në minutën e '8 sulmuesi Popovic.

Në një nga sulmet e pata, sulmuesi mik Jusufi arriti të shënojë golin e parë dhe të vetëm për miqtë përmes një gjuajtjeje të fortë.

Ndërsa të gjithë bëheshin gati për 15 minutat e pushimit të pjesës së parë, pas një krosi të gjatë, sulmuesi vendas Popovic, arriti të shonojë edhe golin e 3 për vendasit.
Në pjesën e dytë u duk se futbollistët vendas ishin të kënaqur dhe luajtën per te ruajtur rezultatin, qe mbeti i pandryshuar.

Me këtë fitore ekipi vendas arrin kuotën e 10 pikëve me dy fitore dhe 4 barazime e golaverazh 5 : 3. Në javën e ardhshme, me 20 tetor, Kukësi do të luajë me Shkumbinin ne fushën e këtij të fundit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›