Tentuan të shpërthejnë tubacionin, 4 të arrestuar

Katër persona janë arrestuar nga policia në rrethin e Librazhdit pasi po tentonin të shpërthenin një tubacion uji.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pishkash të rrethit të Librazhdit ku shtetasit Leonard, Durim, Zeqir dhe Shkëlqim Mekshi u kapën në flagrancë duke vendosur një dinamit në tubacionin e ujit të pijshëm që furnizon fshatin.
Nuk dihen ende shkaqet të cilat i kanë çuar 4 të arrestuarit të ndërmerrnin këtë hap por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.