E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mjedisit mbyll dhe gjobit firmat ne Erzen

Ministria e Mjedisit ka nisur aksionin e mbylljes dhe gjobitjes se firmave qe punojne ne lumin Erzen duke synuar largimin e tyre nga ndotja dhe erozioni mjedisor. Kontrollet e vazhdueshme te shtreterve te lumenjve lidhur me shfrytezimin e materialeve inerte nga subjekte te ndryshme ka shmangur shfrytezimet pa kriter. Vetem ne lumin Erzen dhe ne grykederdhjen e Ishmit jane numeruar disa muaj me pare 57 aktivitete nje pjese e te cileve te palicencuar. Ne saje te nje plani te detajuar ne pranveren e ketij viti u kalua nen site i gjithe shtrati i lumit Erzen qe eshte edhe lumi me me shume impiante e stabilimente te inerteve. Jane gjobitur 38 subjekte me shuma qe shkojne nga 500 mije leke deri ne 2 milione leke gjate ketij inspektimi ne terren. Inspektore te ujerave dhe pyjeve si dhe punonjes te Departamentit te Tokes kane inventarizuar vatrat e nxehta te cilat jane rrezikuar nga ekskavatore e lavatrice. Germimi e transportimi i ketyre materialeve inerte ka ndikuar edhe ne devijimin e shtratit te lumit Erzen ndersa ka prishur strukturen e tokes ne dhjetera hektare siperfaqe si dhe ka pakesuar token are apo token truall. Per shkelje ne kete drejtim gjate ketij aksioni jane gjobitur me 2 milione leke kater subjekte perpunimi inertesh ne lumen Shkumbin dhe 13 te tjera ne Erzen. Pikat e shfrytezimit te inerteve ne lumin Erzen jane bere disa here objekt investigimi edhe per shkak se ka pasur ankesa te shumta lidhur me demtimin e shtreterve. Ministria e Mjedisit ka nje harte te plote me pikat problematike ne te cilat nuk lejohet vendosje e impianteve dhe as grumbullim i materialit. Ne qarkun e Durresit gjendja pas ketij aksioni te pranveres eshte permiresuar dukshem. Shume biznese te ketij lloji kane pushuar teresisht aktivitetin nderkohe qe te tjere jane detyruar te plotesojne standardet dhe te pajisen me te gjitha lejet e shfrytezimit se bashku me harten e germimet e te depozitimit te inerteve. Erzeni ka sasi te konsideruar inertesh nisur edhe nga fakti se lumi shtrihet pergjate nje relievi te bute. Inspektoret e qarkut dhe ata te bashkise se bashku me mjedisin e tatimoret kane mbajtur nen kontroll te gjithe shtratin e lumit Erzen deri ne grykederdhje ne Ishem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›